Lidhje

SHBA - Drejtori i ri i CIA-s drejt konfirmimit


Këshilltari Brenan duke i raportuar presidentit Obama
Këshilltari Brenan duke i raportuar presidentit Obama

Me një votim 12-3, Komisioni votoi që emri i zotit Brennan t'i dërgohet Senatit për një votim konfirmimi.

Komisioni i senatit amerikan për çështje të zbulimit ka miratuar që i përzgjedhuri i Presidentit Barak Obama, John Brennan të jetë drejtori i ri i Agjencisë Qendrore të Zbulimit (CIA).

Me një votim 12-3, Komisioni votoi që emri i zotit Brennan t'i dërgohet Senatit për një votim konfirmimi. Senati pritet të votojë mbi këtë çështje më vonë këtë javë.

Mbledhja e Komisionit të Senatit u zhvillua të martën me dyer të mbyllura dhe hollësi rreth debatit ende nuk dihen. Por duket se Shtëpia e Bardhë i dha komisionit të gjitha detajet rreth sulmeve me avionë pa pilotë kundër atyre qytetarëve amerikanë jashtë shtetit të cilët janë të dyshuar si terroristë.

Disa senatorë kishin kërkuan për të parë argumentet ligjore që administrata Obama ka përdorur për të justifikuar këtë politikë të diskutueshme.

Z. Brennan ka qenë këshilltar i lartë i presidentit Obama për çështje të anti-terrorizmit dhe ka thënë se i mbështet vrasjet me "shënjestër".
XS
SM
MD
LG