Lidhje

SHBA - Indeksi Dow Jones rritet në nivel rekord


dow jones
dow jones

Rritja në Dow Jones vjen si një kundërshtim me gjendjen kryesisht të dobët të ekonomisë amerikane.

Indeksi më i njohur i aksioneve Dow Jones, u rrit dje në shkallën e tij më të lartë ndonjëherë.

Brenda pak minutave pas hapjes së bursës së New Yorkut, 30 aksionet kyçe të Dow Jones u rritën në 14 mijë e 254 pikë, duke tejkaluar rekordin e më parëshëm prej 14 mijë e164 pikësh të regjistruar më 9 tetor 2007, kohë përpara se ekonomia amerikane dhe ajo botërore të zhytej thellë në recesion në vitin 2008 dhe 2009.

Edhe tani, rritja në Dow Jones është në kontrast me gjendjen e përgjithshme të ekonomisë amerikane, ku niveli i papunësisë është mbërthyer në një figurë historikisht të lartë 7.9 për qind, me më shumë se 12 milionë punëtorë të papunë, ndërsa rritja ekonomike u ngadalësua dukshëm, deri në 0.1 për qind, në 3 muajt e fundit të vitit 2012.

Përveç kësaj, presidenti amerikan Barak Obama, demokrat dhe kundërshtarët e tij republikanë në Kongres janë zënë në një ngërç të zgjatur mbi shpenzimet qeveritare dhe çështjen e taksave.
XS
SM
MD
LG