Lidhje

Gjobitet Mikrosofti


Google Touchscreen Laptop

Google Touchscreen Laptop

Autoritetet anti-monopol në Evropë e gjobitën sot kompaninë Microsoft me 561 milionë euro, për shkeljen e premtimit për t’u dhënë konsumatorëve evropianë të drejtën që zgjedhin vetë programin që duan të përdorin për të bërë kërkime në internet.

Gjoba e sotme e çon shifrën e gjobave të vendosura gjatë dekadës së fundit nga autoritetet evropiane ndaj Microsoftit në gjithsej 2,16 miliardë euro. Për të evituar gjobat, Mikrosofti premtoi se do t’i ofronte konsumatorëve evropianë disa programe kërkimi të kompanive rivale me të.

Por autoritetet thanë se kjo nuk ndodhi për periudhën shkurt 2011 deri në korrik 2012, për të cilën Mikrosofti tha se ndodhi për shkak të një gabimi teknik.
XS
SM
MD
LG