Lidhje

Policia e Gjirokastrës bllokon 10 shtetas arabë


Policia e Gjirokastrës tha sot se bllokoi dhjetë shtetas arabë që po trafikoheshin drejt Italisë nga grupe kriminale. Emigrantët hynë nga territori grek dhe u bllokuan gjatë dy operacioneve policore në segmentet rrugore Gjirokastër - Kakavijë dhe Gjirokastër Tepelenë. Rastet e trafiku të emigrantëve që e përdorin Shqipërinë si një vend tranzit drejt vendeve perëndimore janë shtuar kohët e fundit, ndërkohë që Shqipëria përgatitet të heqë një moratorium për mjetet e lundrimit në det.


XS
SM
MD
LG