Lidhje

Obama synon shtimin e kontakteve me republikanët


Presidenti Barack Obama po u drejtohet republikanëve të opozitës në Kongres me shpresën për të arritur marrëveshje për mënyrat e shkurtimit të deficitit të Shteteve të Bashkuara. Korrespondenti i Zërit të Amerikës në Shtëpinë e Bardhë, Kent Klain, na informon se kjo përpjkje është një ndryshim i papritur në strategjinë kohëve të fundit të presidentit për të kritikuar republikanët dhe për t’iu drejtuar direkt popullit amerikan.

Zoti Obama do të shpenzojnë pjesën më të madhe të javës së ardhëshme në Kapitol, duke u takuar me ligjvënësit nga të dy partitë, në përpjekje për të gjetur zgjidhde për deficitin dhe çështje të tjera.

Strategjia e re e bashkëpunimit të presidentit me republikanët filloi të mërkurën, kur ai shkoi për darkë me 12 senatorë republikanë në një hotel luksoz të Uashingtonit.

Të nesërmen, ai ishte për drekë me kongresistin Pol Rajan, kryetarin republikan të Komisionit të Dhomës së Përfaqësuesve për Buxhetin, si dhe me kongresistin Kris Van Hollen, demokrati më i lartë i këtij komisioni.

Të dy palët i përshkruan diskutimet si produktive dhe të kënaqëshme, edhe pse marrëveshjet për deficitin duken disa muaj larg.

Në fjalimin e tij të përjavshëm në radio, Presidenti Obama tha se është bërë përparim në disa aspekte dhe se kompromisi është i mundshëm.

"Ne patëm një bashkëbisedim të hapur dhe të ndershëm për çështje kritike si reforma e imigracionit dhe dhuna me armë, si dhe për çështje të tjera ku ne mund të bashkëpunojmë për ta çuar vendin përpara. Javën e ardhëshme unë do të marr pjesë të takimet e të dy partive, demokrate dhe republikane, në Kapitol për të vazhduar diskutimet”.

Toni i zotit Obama ishte shumë në pajtues se sa në fjalimin e javës së kaluar, në të cilin ai fajësoi republikanët që lejuan shkurtimet automarike të buxhetit qeveritar të hynin në fuqi.

"Çështja është se asnjë prej këtyre nuk është e nevojëshme. Kjo po ndodh sepse republikanët në Kongres zgjodhën këtë variant në vend që t’i prisnin rrugën shpërdorimit me taksat që ndihmon në uljen e deficitit”.

Gjatë përpjekjes së tij të pasukseshme për të prapësuar shkurtimet automatike, presidenti i mbajti në minimum kontaktet e tij me republikanët. Në fakt, ai bëri disa udhëtime të stilit të fushatës, duke u bërë thirrje amerikanëve të ushtrojnë presion ndaj ligjvënësve republikanë që të pranonin planin e tij të shkurtimit të deficitit.

Tani zoti Obama po i shmang republikanët kryesorë dhe po përpiqet të fitojë mbështetjen e anëtarëve të tjerë republikanë të Kongresit.

Të enjten, Kryetari i Dhomës së Përfaqësuesve, Xhon Bejnër, partner i presidentit në negociatat e mëparëshme, tha se shpresonte që diçka do të rezultonte nga përpjekjet e reja të Shtëpisë së Bardhë.

"Sinqerisht mendoj se kjo është një shenjë disi shpresëdhënëse që presidenti, tani në mandatin e tij të dytë, po fillon të kuptojë se edhe udhëheqësit duhet të kenë mbështetjen e anëtarëve të Kongresit”.

Megjithatë, mosmarrëveshjet e thalla për shpenzimet dhe taksat vazhdojnë, siç vuri në dukje Senatori Xhef Seshëns në fjalimin e përjavshëm të republikanëve.

“Presidenti Obama flet për shqetësimin e tij të thellë për amerikanët në vështirësi, por planet e tij janë të përqendruara në zgjerimin e qeverisë dhe jo të ekonomisë. Ai nuk ka një plan efikas për të krijuar vende të reja pune, më shumë të punësuar apo ndritjen e rrogave. Kjo është ajo që mungon”.

Të dy senatorët republikanë që ishin për darkë me presidentin dhe me sekretarin e shtypit, Xhej Karni, kanë paralajmëruar se kapërcimi i ndarjes partiake do të jetë i vështirë dhe marrëveshja nuk është aspak e sigurt. Por të dy palët thonë se hapi i parë është hedhur.
XS
SM
MD
LG