Lidhje

Trashëgimia e Benediktit të XVI


Për dekada me radhë, Kardinali Joseph Ratzinger i lindur në Gjermani, ishte zbatues i doktrinës së Kishës Katolike Romake. Por si Papa Benedikti i XVI, ai luftoi për të mbajtur një kapak mbi skandalet seksuale të klerikëve dhe polemikat e tjera të Vatikanit. Megjithatë ai mund të mbahet mend më mirë për dorëheqjen e tij. Gazetari i Zërit të Amerikës Jerome Socolovsky shkoi në një kishë në qendër të Italisë ku një veprim që Benedikti bëri disa vite më parë lë në hije atë që mund të shihet nga disa si një vendim radikal.

Si një vend ku mund të gjuash një top futbolli apo thjesht të ngadalësosh rrjedhën e jetës, kisha e Santa Maria di Collemaggio është një vend i pëlqyer të djelën në mëngjes në qytetin italian L’Aquila.

Kisha i është dedikuar Celestinit të V, i cili u bë papë në vitin 1294. Megjithëse aid ha dorëheqjen pas gjashtë muajsh, Giuliana Masci thotë se Celestine është hero për banorët.

“Për ne ai është një papë i madhërishëm, pasi në atë kohë kishte shumë korrupsion në kishë, dhe ai pati kurajon të thotë ‘Jo.’”

Ky qytet piktoresk në hije të maleve Apenine të mbuluara me dëborë ende po mëkëmbet nga një tërmet i vitit 2009.

Santa Maria di Collemaggio u shkatërrua, dhe Benedikti erdhi për vizitë shumë shpejt pas tërmetit. Ai la mantelin e tij – një simbol i autoritetit papal, në varrin e Celestinit.

Vetë Papa Celestin u burgos, Gjeneral Lejtnanti në pension Andrea Michele Lusa është i bindur se Benedikti do të mbahet mend si një njeri me …
“…njohje të thella të aspekteve teologjike të kishës; që do të thotë një mendimtar i madh, por shumë i përulur dhe pa shenja superioriteti.”

Eshtrat e Celestinit janë zhvendosur në një laborator dhe reputacioni i tij është duke u ri-vlerësuar.

“Kur Celestini dha dorëheqjen nuk u pa me sy të mirë. Ai besohet të jetë trajtuar si një njeri frikacak i portretizuar në portat e Djallit nga poeti Italian Dante. Por, ka mundësi që trashëgimia e Benediktit të jetë ndryshe. ”

John Allen me revistën National Catholic Reporter e quan tashmë Benediktin “një nga papët më të mëdhenj.”

“Fjalimet e tij mbi udhëtimet në vende të huaja, tre libra që ka botuar si papa ... Unë mendoj se këto gjëra do të lexohen në seminare dhe në qarqet katolike për shekuj me radhë. "

Disa katolikë fajësojnë Benediktin për skandalet dhe laicizmin që pllakosi kishën gjatë papatit të tij dhe se ai nuk arriti të kishte karizmën e paraardhësit të tij, Gjon Palin II.

“Por mendoj se dorëheqja, mënyra shumë e përulur që hoqi dorë nga pushteti dhe në një farë mënyrë kurajo që tregoi kur vendosi të ikte, ka krijuar një hapësirë për njerëzit që bëjnë dallimin në mes të papatit dhe Papës. Do të thoja, se ata ende mund të ketë disa çështje thelbësore me papatin, por unë mendoj se ka një tendencë për ta parë papën me më shumë bujari. "

Castel Gandolfo ka qenë gjithmonë një vend për t'u ulur në një kafene në hijen e pallatit veror të Papës jashtë Romës. Por më shumë njerëz vijnë tani që Papa ka vendosur të qëndrojë atje gjatë tranzicionit.


Motra më e madhe e këtij djali mendon se akti final i Benedikt-it do ta bëjë atë një papë të madh.

“Mendoj se ai do të mbahet mend për këtë veprim. Mendoj se është shumë i rëndësishëm.”

Ndërsa dyqanxhinjtë e kësaj pike turistike i thonë grazie ((Faleminderit!)) Benediktit, fokusi mbetet tek dorëheqja e një pape që mund të lerë gjurmë për shekujt e ardhshëm.
XS
SM
MD
LG