Lidhje

Protestë anti bërthamore në Japoni


Mijëra njerëz marshuan sot para ndërtesave qeveritare në Japoni, duke kërkuar që t’i jepet fund prodhimit të energjisë bërthamore. Vetëm dy nga 50 reaktorët bërthamorë të Japonisë janë në gjendje pune, pjesërisht nga trysnia e protestave si kjo e sotmja.

Protestat u zhvilluan në prag të përvjetorit të dytë të tërmetit të 11 marsit, i cili shkakoti një cunam që goditit rëndë uzinën bërthamore të Dai-chit në Fukushima.

Mësuesi në pension Kenji Anzai ka udhëtuar drejt Tokios nga qytetit i tij i Fukushimës.
“Të gjitha fabrikat bërthamore kudo ku janë në Amerikë, Britani apo kudo duhet të mbyllen. Ky është mesazhi që vjen nga Fukushima”.

Banorët pranë Anazit u detyruan të largohen mbas aksidentit të Fukushimës dhe gjendja e vështirë e lagjes së tij e bëri që t’i bashkohej protestës anti bërthamore.
Vetëm dy nga 50 reaktorët bërthamorë që punojnë në Japoni janë në gjendje pune, pjesërisht nga trysnia e protestave të tilla.

Dy vjet mbas fatkeqësisë së 11 marst, 160 mijë njerëz u lraguan nga shtëpitë e tyre pranë uzinës bërthamore. Të gjitha qytezat pranë impianit janë të boshatisura, dhe ende ekziston frika për ndonjë sëmundje kanceroze që mund të zhvillohet si pasojë e rrezatimit.

Por kryeministri i ri i vendit i zgjedhur vitin e kaluar, Shinzo Abe, i përgëzuar nga partia konservatore që mbështet politikat pro-bërthamore si një mënyrë për modernizimin e Japonisë, dëshiron që të rinisë puna e reaktorëve bërthamore, e madje të ndërtojë edhe reaktorë të tjerë.
XS
SM
MD
LG