Lidhje

BE-ja shton trysninë mbi Prishtinën dhe Beogradin për bisedimet


Të hënën shefja e politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Catherine Ashton , do të presë në Bruksel, udhëheqësit më të lartë serbë, ndërsa të enjten në Prishtinë do të takojë udhëheqësit më të lartë politikë të Kosovës, në përpjekje për të përshpejtuar procesin e bisedimeve ndërmjet tyre. Të dyja palët pritet që më 20 mars të vazhdojnë bisedimet e ndërmjetësuara nga zonja Ashton, që aktualisht janë përqendruar në mënyrën e administrimit të veriut të Kosovës të banuar me shumicë serbe.

Trego komentet

XS
SM
MD
LG