Lidhje

Venezuela në zgjedhje presidenciale më 14 prill


Partitë politike në Venezuelë po përgatiten për një fushatë intensive për zgjedhjet presidenciale që do të mbahen më 14 prill, për zëvendësimin e Hugo Chavezit, udhëheqësit socialist, i cili vdiq javën e kaluar, pas një beteje të gjatë me kancerin.

Njoftimi për mbjatjen e zgjedhjeve vjen një ditë, pasi zv/presidenti Nicolas Maduro, pasardhësi i caktuar nga zoti Chavez bëri betimin si president në detyrë.

Analistët thonë se Maduro është personi më i preferuar për të fituar zgjedhjet përballë kandidatit të opozitës, Henrique Capriles, i cili e denonocoi inaugurimin e zotit Madurë të premten si “mashtrim kushtetues”.

18 presidentë të vendeve të Amerikës Latine dhe disa udhëheqëës të tjerë të huaj morën pjesë të premten në funeralin e zotit Chavez. Shtetet e Bashkuara dërguan një delegacion diplomatik.
XS
SM
MD
LG