Lidhje

Procesi i zgjedhjes së papës, mbuluar nga fshehtësia


Sheshi i Vatikanit

Sheshi i Vatikanit

Nuk ka asnjë afat kohor lidhur me konklavën. Pavarësisht se sa kohë u duhet të vendosin, kardinalët janë të mbyllur brenda në Vatikan, pa gazeta, pa televizion pa radio, dhe pa internet.

Kur Kisha Katolike Romake zgjedh një Papë të ri, ajo ndjek një praktikë që ka mbetur pothuajse i pandryshuar për shekuj me radhë. Dallimi i vetëm këtë herë është se papa i kaluar, Benedikti XVI, është ende gjallë.

Procesi i votimit kryhet në fshehtësi. Bota do ta mësojë rezultatin, por vetëm kardinalët brenda do të dinë se çfarë ndodhi.

Këtë herë, 115 anëtarët e Kolegjit të Kardinalëve do të mblidhen në Kapelën Sistine në Vatikan, dhe nuk do të dalin nderisa të zgjedhin një Papë të ri. Në pasditen e parë, do të zhvillohet një votim. Pas kësaj, katër votime çdo ditë - dy në mëngjes dhe dy pasdite. Kandidati i suksesshëm duhet të marrë dy të tretat e votave.

U deshën vetëm katër votime për të zgjedhur Papa Benediktin në vitin 2005 për të zëvendësuar Papën Gjon Pali i dytë. Por më shpesh votimi merr disa ditë.

Askush nuk kryen fushatë të hapur për t'u bërë papë. Në vend të kësaj, kardinalët mblidhen në grupe të vogla për të biseduar me njëri-tjetrin dhe për të diskutuar çështje me interes nga rajonet e botës që ata përfaëqsojnë.

Nuk ka asnjë afat kohor lidhur me konklavën. Pavarësisht se sa kohë u duhet të vendosin, kardinalët janë të mbyllur brenda në Vatikan, pa gazeta, pa televizion pa radio, dhe pa internet. Ata të gjithë janë betuar për ruajtur fshehtësinë e takimit. Edhe ndihmësit e tyre gjithashtu janë ndaluar të zbulojnë se çfarë ndodh brenda. Pas seancave të mëngjesit dhe pasdites, fletëvotimet trajtohen me kimikate të veçanta dhe digjen në një sobë për të prodhuar tym të zi ose të bardhë. Tymi i zi do të thotë se votimi nuk ishte përfundimtar. Tymi i bardhë do të thotë që një papë i ri është zgjedhur.

Kur kjo ndodh, tymi zakonisht sjell thirrje gëzimi nga mijëra njerëz të mbledhur jashtë për të pritur shpalljen. Një kardinal i lartë, atëherë del në ballkonin e bazilikës së Shën Pjetrit dhe deklaron me gëzim të madh se Kisha ka një Papë të ri.

Papa i sapo zgjedhur mbetet kreu i Kishës për tërë jetën, ose deri sa të dalë në pension, siç bëri Benedikti. Mbretërimi i Papa quhet papat.

Gjatë shekullit të 20, Kisha Katolike kishte gjithsej 9 papë. Papa i ri do të jetë i treti në shekullin e 21.
XS
SM
MD
LG