Lidhje

Ishujt Falkland - Votuesit i thonë "po" Britanisë


Votues në Falkland
Votues në Falkland

Banorët e Ishujve Falkland votuan me shumicë dërrmuese të mbeten pjesë e Britanisë.

Banorët e Ishujve Falkland votuan me shumicë dërrmuese të mbeten pjesë e Britanisë në një referendum të hënën, duke shtuar në mosmarrëveshjen territoriale mes Argjentinës dhe Britanisë për ishujt e largët.

Numërimi zyrtar tregoi se pothuajse 100 për qind e të gjitha votave të hedhura miratuan pyetjen për ishullin vetë-qeverisës të mbetet një territor i jashtëm i Mbretërisë së Bashkuar, me vetëm tre vota"jo". Zyrtarët thonë se 92 për qind e 1650 votuesve me të drejtë vote morrën pjesë në referendum.

Votimi nuk ka qenë kurrë në dyshim mes banorëve të ishujve Falkland me veshjet kuq, bardhë dhe blu, ngjyrat e flamurit britanik.

Banorët tani shpresojnë se votimi do të dërgojë një sinjal jo vetëm në Buenos Aires, por edhe pjesës tjetër të botës, në lidhje me dëshirat e tyre për të mbetur nën zotërimin britanik.
XS
SM
MD
LG