Lidhje

Kaliforni - dëmshpërblime kundër abuzimit të fëmijëve


LOS ANGELES

LOS ANGELES

Gjykatësit në Los Angeles, Kaliforni vendosën dje për dëmshpërblime shumë-miliona dollarëshe për dy raste të abuzimit të fëmijëve.

Gjykatësit në Los Angeles, Kaliforni vendosën dje për dëmshpërblime shumë-miliona dollarëshe për dy raste të abuzimit të fëmijëve.

Arqipeshkëvia katolike në Los Angeles ra dakord t'i paguajë 10 milionë dollarë katër personave të cilët thonë se ishin abuzuar nga një prift kur ata ishin fëmijë.

Viktimat kishin paditur Kishën dhe kreun e saj, kardinalin Roger Mahony, i cili është në Romë si pjesëtar i kolegjit të kardinalëve për zgjedhjen e një Pape të ri.

Viktimat akuzojnë kardinalin Mahony se kishte mbuluar ngjarjen duke e dërguar priftin jashtë shtetit për trajtim. Prifti më vonë u kthye në kishë në Los Angeles dhe abuzoi një tjetër fëmijë. Një avokat për viktimat thotë se të dhënat e Kishës në këtë rast janë më afër me pranim të fajit, sesa mund të pritej.

Gjithashtu të martën, sistemi shkollor në Los Angeles arriti një marrëveshje shumë-milionë dollarëshe për 58 viktimat e një mësuesi i akuzuar për abuzimin e fëmijëve në një shkollë fillore.

Mësuesi nuk e ka pranuar fajin. Ai thuhet se kishte keqpërdorur rreth 200 fëmijë.
XS
SM
MD
LG