Lidhje

Presidenti Obama thirrje Koresë së Veriut


Presidenti amerikan Barak Obama po bën thirrje që Koreja e Veriut “të marrë masa për ndërtimin e besimit”, që synojnë lehtësimin e tensioneve, si përshembull t’i jepet fund provave me raketa dhe atyre bërthamore.

Në një intervistë që dha sot për rrjetin televiziv ABC News, zoti Obama tha se vendet e ndryshme do të ndërmerrnin veprime reciproke, në se shohin një sjellje të përgjegjshme nga Koreja e Veriut. Ai tha se Pheniani duhet ta demonstrojë këtë lloj sjelljeje. Koreja e Veriut ka bërë disa kërcënime dramatike pas sanksioneve të javës së kaluar në Këshillin e Sigurimit, lidhur me provën më të fundit bërthamore të Phenianit.

Mes këtyre kërcënimeve ishte zotimi për një sulm parandalues ndaj Shteteve të Bashkuara. Presidenti Obama tha në intervistën për rrjetin televiziv ABC, se disa, por jo të gjitha sulmet kibernetike ndaj firmave amerikane që e kanë patur origjinën nga Kina, ishin të sponsorizuara nga shteti.

Presidenti tha se SHBA i kishin thënë Kinës dhe vendeve të tjera se presin që të veprojnë bazuar tek ligjet ndërkombëtare. Ai bëri thirrje që kongresi amerikan ta forcojë sigurinë kibernetike, ndërsa mbrohen liritë civile.

Trego komentet

XS
SM
MD
LG