Lidhje

Erzen Shkololli flet për gjendjen e artit në Kosovë


Pavarësisht nga vështirësitë me të cilat po ndeshet, përfaqësimi i artit kosovar në arenën ndërkombëtare është i suksesshëm, tha drejtori i Galerisë Kombëtare të Kosovës, Erzen Shkololli. Ai shtoi se institucionet kulturore duhet të bëjnë përpjekje për të gjetur përkrahje financiare për projektet e tyre nga donatorët privat e jo vetëm nga qeveria. Zoti Shkololli këtë javë mori pjesë në një seminar mbi ndërtimin e institucioneve të kulturës të organizuar nga qendra John F. Kennedy këtu në Uashington.

XS
SM
MD
LG