Lidhje

OKB, kod për luftën kundër dhunës ndaj grave


Vendet myslimane dhe ato perëndimore i kanë tejkaluar disa mosmarrëveshje të thella, duke rënë dakord mbi një deklaratë historike të Kombeve të Bashkuara, që përcakton një kod sjelljeje për luftën kundër dhunës ndaj grave dhe vajzave.

Disa vende myslimane dhe Vatikani, patën shprehur rezerva lidhur me Deklaratën e Komisionit të OKB-së, lidhur me statusin e grave, por nuk e bllokuan atë gjatë votimit që u bë dje në selinë e Kombeve të Bashkuara në New York.

Ndërsa deklarata e komisionit nuk është detyruese, diplomatët dhe aktivistë të të drejtave të njeriut thonë se ai ka peshë të mjaftueshme globale për të ushtruar presion ndja vendeve të ndryshme që të përmirësojnë jetën e grave dhe të vajzave.

Marrëveshja i bën thirrje shtetit të dënojë me forcë çdo lloj dhune ndaj grave dhe vajzave, duke u përmbajtur nga evokimi i ndonjë tradite, apo zakoni fetar, që do të shmangte detyrimin për të eliminuar dhunën ndaj grave.
XS
SM
MD
LG