Lidhje

Siri, shtohet përdorimi i bombave thërmuese


Një grup ndërkombëtar i të drejtave të njeriut thotë se forcat siriane janë duke e shtuar përdorimin e bombave thërmuese, të ndaluara, në zonat e banuara, duke shkaktuar shtimin e numrit të viktimave mes civilëve.

Bombat thërmuese përhapen gjatë fluturimit në ajër, duke shpërndarë thërmija të vogla. Ato përbëjnë rrezik për civilët edhe për shumë kohë më vonë, meqenëse shumë prej tyre nuk shpërthejnë menjëherë.

Organizata Human Rights Watch tha sot se ka identifikuar të paktën 119 zona ku janë përdorur bomba thërmuese gjatë 6 muajve të fundit të luftës civile në Siri. Organizata thotë se nga këto bomba gjatë dy javëve të fundit janë vrarë 11 civilë, përfshirë 5 fëmijë dhe dy gra.
XS
SM
MD
LG