Lidhje

3 astronautë kthehen në Tokë nga SNH


Një kapsulë e hapësirës me tre astronautë u kthye në Tokë nga Stacioni Ndërkombëtar i Hapësirës.

Astronauti amerikan, Kevin Ford, dhe kolegët e tij rusë, Oleg Novitskiy dhe Evgeny Tarelkin, zbritën të sigurt sot në mëngjes me një kapsulë ruse Soyuz në stepat e mbushura me borë të Kazakistanit.

Të tre burrat qëndruan për 144 ditë në stacionin hapësinor. Kthimi i tyre, i planifikuar fillimisht për të premten, u shty një ditë për shkak të kushteve të këqia atmosferike në zonën e zbritjes.

Astronauti kanadez, Chris Hadfield, kryeson tani ekuipazhin prej tri vetash që gjendet në Stacionin Ndërkombëtar të Hapësirës.

Trego komentet

XS
SM
MD
LG