Lidhje

Maqedoni, shtohet retorika nacionaliste


Në Maqedoni, fushata zgjedhore po zhvillohet me tone nacionaliste. Kryeministri i vendit Nikolla Gruevski në mitingjet në Strugë dhe Kërçovë ka bërë thirrje për mobilizimin e votuesve maqedonas që këto dy komuna të fitohen nga kandidatët maqedonas, madje ai ka bërë thirrje për shtimin e lindjeve tek maqedonasit e këtyre zonave. Nga ana tjetër, partitë shqiptare shprehin bindjen se në këto dy komuna do të fitojnë kandidatët shqiptarë, të cilët përbëjnë një shumicë të vogël të popullsisë në komunat e Strugës dhe Kërçovës.

XS
SM
MD
LG