Lidhje

Festa e Shën Patrikut


Sot është dita e Shën Patrikut, festa e irlandezëve, që e ka marrë emrin nga shenjtori me të njëjtin emër. Për irlandezët kjo është një festë që e ka fillimin rreth vitit 461, në një 17 mars, kur shenjtori Shën Patrik besohet se çoi fenë e krishterë në Irlandë.

Me këtë rast, çdo 17 mars, irlandezët në mbarë botën festojnë me parada, me banda nëpër rrugë që interpretojnë muzikë irlandeze dhe valltarë që kërcejnë nën tingujt e kësaj muzike. Paradat përshëndeten nga shumë spektatorë që valëvisin flamurin irlandez. Pamjet që jeni duke parë janë marrë nga një paradë që u zhvillua dje në qytetin e New Yorkut.

Meqë festa këtë vit bie ditën e dielë, shumë festime u zhvilluan dje, në mënyrë që besimtarët të shkojnë sot në kishë për ceremoninë fetare të rastit. Edhe në qytete të tjera amerikane, u zhvilluan parada.

Në Chicago, mijëra vetë ndoqën traditën e hedhjes së ngjyrës së gjelbërt në lumin e qytetit ujërat e të cilit shndërrohen menjëherë në të gjelbërt të ndezur fluoreshente për të paktën disa orë. Parada u zhvilluan edhe në Savanah të Giorgias, që është bërë tashmë një traditë 189 vjeçare për këtë qytet me shumë irlandezo-amerikanë.
XS
SM
MD
LG