Lidhje

President Obama, sot për vizitë në Lindjen e Mesme


President Obama

President Obama

Presidenti amerikan Barak Obama niset sot nga Uashingtoni për në Izrael, Bregun Perëndimor dhe Jordani - vizita e tij të parë në rajon si president.

Presidenti amerikan Barak Obama niset sot nga Uashingtoni për në Izrael, Bregun Perëndimor dhe Jordani - vizita e tij të parë në rajon si president.

Zoti Obama shkon në Izrael ku një qeveri e re përfshinë ministra pro vendbanimeve dhe në Bregun Perëndimor, ku palestinezët kanë treguar pak optimizëm për një marrëveshje paqeje.

Zëvendës Këshilltar i Sigurisë Kombëtare Ben Rhodes e quan këtë një udhëtim shumë të rëndësishëm për presidentin ku ai do të transmetojë drejtpërdrejt mesazhin e tij të mbështetjes për sigurinë e Izraelit.

Zëdhënësi Rhodes thotë gjithashtu se Shtetet e Bashkuara kanë bërë një investim të rëndësishëm në Autoritetin Palestinez, të cilën ai e quan udhëheqjen legjitime të popullit palestinez.

Por palestinezët thonë se ata janë të pakënaqur me zotin Obama deri më tani, dhe shohin pak arsye për optimizëm në mandatin e tij të dytë. Kritika e zotit Obama ka pasur efekt të vogël në aktivitetin e vendbanimeve izraelite në Jeruzalemin Lindor dhe në Bregun Perëndimor - zona që palestinezët i duan si pjesë të një shteti të mundshëm të ardhshëm.

Zoti Obama gjithashtu do të ndalet në Jordani, ku Shtetet e Bashkuara kanë ndihmuar zyrtarët të përballen me vërshimin e refugjatëve sirianë.
XS
SM
MD
LG