Lidhje

Papa Françesku, sot zyrtarisht në krye të katolikëve të botës


Sheshi i Vatikanit
Sheshi i Vatikanit

Qindra e mijëra njerëz në Sheshin e Shën Pjetrit për festimin, që zyrtarisht vendos Papa Françeskun si kreun e ri të 1 presje 2 miliardë katolikëve në botë.

Vatikani është përgatitur për shumë njerëz sot, ndërsa udhëheqës politikë nga 130 vende dhe përfaqësues të feve të ndryshme marrin pjesë për meshën e përurimit të Papa Françeskut.

Qindra e mijëra njerëz në Sheshin e Shën Pjetrit për festimin, që zyrtarisht vendos Papa Françeskun si kreun e ri të 1 presje 2 miliardë katolikëve në botë.

Ndër mysafirë të nivelit të lartë, edhe udhëheqësi shpirtëror i të krishterëve ortodoksë të botës, Bartolomeu - patriarku i parë nga kisha me qendër në Stamboll si dëshmues i përurimit të një pape që kur dy degët e krishterimit u ndanë rreth 1 mijë vjet më parë.

Më shumë se 30 delegacione nga kishat e tjera të krishtera, si dhe përfaqësues nga besime hebraike, muslimane dhe besime të tjera, gjithashtu te pranishem.

Presidentja Argjentinës Cristina Fernandez de Kirchner erdhi në Romë para së martës, në mënyrë që të takohet personalisht me Papën e ri, i cili është argjentinas. Nënpresidenti amerikan Joe Biden, katolik, gjithashtu është një nga udhëheqësit politikë të pranishëm në meshën e përurimit të Papa Françeskut, sot në Vatikan.
XS
SM
MD
LG