Lidhje

SHBA nuk pengon armatosjen e opozitës siriane nga Franca e Britania


Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry
Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry

Sekretari Kerry thotë se ekziston një çekuilibër ushtarak në Siri, me presidentin Bashar al-Asad që merr ndihmë nga Irani, Hezbollahu, dhe Rusia.

Sekretari amerikan Shtetit John Kerry thotë se administrata e presidentit Obama nuk kundërshton hapat nga Britania dhe Franca për të armatosur kundërshtarët e presidentit sirian Bashar al-Asad.

Shtetet e Bashkuara ka kohë që bashkëpunojnë me aleatët arabë për armatosjen e opozitës siriane, kështu që Sekretari i Shtetit John Kerry thotë se Uashingtoni nuk ka asnjë kundërshtim ndaj evropianëve që bëjnë të njëjtën gjë.

"Presidenti Obama e ka bërë të qartë se Shtetet e Bashkuara nuk qëndrojnë në rrugën e vendeve të tjera që marrin vendim për të siguruar armë, qofshin këto vende Franca apo Britania ose të tjerët."

Z. Kerry thotë se ekziston një çekuilibër ushtarak në Siri, me Presidentin Bashar al-Asad që merr ndihmë nga Irani, Hezbollah, dhe Rusia. Kjo mungesë ekuilibri ka krijuar atë që ai e quan një "katastrofë globale" të refugjatëve sirianë që ikin në Jordani, Liban, dhe Turqi.

Por z. Kerry thotë se nuk ka asnjë ndryshim të qëndrimin amerikan për të siguruar vetëm ndihmë jo-vdekjeprurëse për opozitën e armatosur, siç thotë ai; administrata Obama vazhdon të punojë për të ndryshuar kalkulimin e Presidentit Asad.

"Sa më gjatë gjakderdhja vazhdon, aq më e madhe perspektiva se institucionet e shtetit në Siri do të shpërthejnë nga brenda. Prandaj rreziku në rajon dhe në botë është i madh nëse armët kimike bien në duart e atyre që kryejnë vepra të këqia. Ne dëshirojmë që kjo të mos ndodhë. "

Franca dhe Britania kërkojnë që BE-ja të heqë embargon e saj të armëve në Siri dhe të dy vendet po shqyrtojnë mundësinë për të armatosur opozitën siriane edhe nëse Bashkimi Evropian nuk vepron si ata.

Gjermania dhe anëtarët e tjerë të BE-së u bëjnë jehonë shqetësimeve amerikane se armët do të çonin në më shumë luftimeve. Sekretari Kerry tha se administrata Obama është duke e lënë derën hapur për presidentin Assad që të gjejë një zgjidhje politike.

"Nëse ai beson se mund t'a zgjidhë këtë çështje me forcë, atëherë sirianët, rajoni dhe bota kanë përpara një problem."

Sekretari Kerry nisët sot si pjesë e udhëtimit të Presidentit Obama në Izrael, ku lufta në Sirinë fqinje do të jetë në krye të agjendës diplomatike. Eshtë gjithashtu një udhëtim për të diskutuar procesin e paqes izraelito-palestinez, në të cilin Ministri i Jashtëm australian Bob Carr, që u takua me z. Kerry të hënën në Uashington, thotë se udhëheqja amerikane është e nevojshme.

"Unë besoj se jemi në një moment historik ku ka një ndërthurje e prodhuar nga të menduarit në Ramallah dhe rezultati i zgjedhjeve të fundit izraelite."

Pas formimit të qeverisë së tij të re, Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu tha se ai ka shtrirë dorën e paqes me palestinezët, duke u zotuar se "Izraeli do të jetë i gatshëm për një kompromis historik që do të përfundojë konfliktin me palestinezët një herë dhe për gjithëmonë", me një partner palestinez "që është i gatshëm të mbajë bisedime në vullnet të mirë."

Në Departamentin e Shtetit, ministri i jashtëm australian mirëpriti ofertën e kryeministrit izraelit. Sekretari Kerry tha se shpreson që ato fjalë të bëhen realitet.
XS
SM
MD
LG