Lidhje

Opozita siriane zgjedh kryeministrin e përkohëshëm


Ghasan Hito
Ghasan Hito

Ish-biznesmeni Ghassan Hitto - i arsimuar në SHBA - u zgjodh kryeministër për të administruar zonat e kontrolluara nga kryengritësit në Siri.

Koalicioni Kombëtar i opozitës siriane ka zgjedhur ish-biznesmenin Ghassan Hitto - i arsimuar në SHBA - si kryeministër të përkohëshëm për të administruar zonat e kontrolluara nga kryengritësit në Siri.

Zoti Hitto siguroi 35 nga 48 votat e hedhura nga anëtarët e koalicionit opozitar gjatë takimit në Turqi të martën. Ai ka jetuar në Shtetet e Bashkuara për dekada të tëra, por kohët e fundit u zhvendos nga Teksasi në Turqi për të ndihmuar koordinimin e ndihmës në zonat e kontrolluara nga forcat kryengritëse siriane.

Më shumë se 100 vende e kanë njohur koalicionin opozitar si përfaqësuese legjitime të popullit sirian, përfshirë Shtetet e Bashkuara, Britaninë, Francën dhe Turqinë.
XS
SM
MD
LG