Lidhje

50 të vrarë nga sulmet në Irak


Zyrtarët irakianë thanë se shpërthimet dhe sulme të tjera kanë vrarë të paktën 50 persona dhe plagosur 160 të tjerë në një zonë kryesisht shiite të kryeqytetit Bagdat.

Dhuna sot vjen në prag të përvjetorit të 10 të ndërhyrjes amerikane, dhe një muaj para se Iraku të mbajë zgjedhjet e para në tre vjet.

Zyra e kryeministrit njoftoi se zgjedhjet e 20 prillit do të shtyhen me deri në gjashtë muaj në provincat Anbar dhe Ninevah, për shkak të kërcënimeve dhe vrasjes së disa kandidatëve.

Shpërthimet sot tronditën disa lagje të Bagdatit, përfshi qytetin Sadr dhe pranë zonës së fortifikuar ku janë të vendosura disa ambasada perendimore.

Askush nuk e ka marr përgjegjësinë për sulmet. Militantët muslimanë suni në Irak kanë sulmuar shpesh shumicën Shiite për të shtuar tensionet sektare dhe për të minuar qeverinë e drejtuar nga shiitët.
XS
SM
MD
LG