Lidhje

Lagarde nën hetim


Policia franceze ka zhvilluar sot kërkime në apartamentin që ka në Paris shefja e FMN-së, Christine Lagarde, në kuadrin e një hetimi lidhur me rolin e saj në një marrëveshje të debatueshme arbitrazhi, që përfundoi në favor të një biznesmen të pasur francez.

Avokati i zonjës Lagarde tha se ajo nuk ka asgjë për të fshehur dhe se e mirëpret kërkimin në apartamentin e saj. Christine Lagarde ishte ministre e Financave e Francës 6 vjet më parë, kur biznesmeni Bernard Tapie fitoi 400 milionë dollarë, pas një marrëveshjeje ligjore me një bankë shtetërore, lidhur me disa gabime në shitjen e kompanisë së mallrave sportive Adidas.

Bernard Tapie ishte përkrahës i presidentit të asaj kohe, Nicolas Sarcozy. Dyshimet mbi rolin e zonjës Lagarde lindën para se ajo të emërohej në postin e drejtores të FMN-së. Bernard Tapie është një figurë e njohur në Francë, i cili ka fituar dhe më pas ka humbur shuma të mëdha duke blerë, menaxhuar dhe shitur kompani dhe ekipe sportive.
XS
SM
MD
LG