Lidhje

Një saudit akuzohet për bashkëpunim me al-Kaidën


Prokurorë amerikanë kanë akuzuar një burrë të lindur në Arabinë Saudite se ka bashkëpunuar me al-Kaidën për të vrarë amerikanë në Afganistan dhe në Nigeri.

Emri Ibrahim Sulejman Adnan Adam Harun u shfaq sot në dokumentat e paraqitura në një gjykatë të qytetit të Nju Jorkut. Akuzat kundër tij përfshijnë komplot për vrasje të personelit ushtarak amerikan në Afganistan, komplot për sulm me bombë të objekteve diplomatike amerikane në Nigeri, si dhe sigurim të materialeve mbështetëse për al-Kaidën.

Akuzat lidhen me aktivitete të dyshuara të tij që nga viti 2001. Sipas aktakuzës, i dyshuari Harun u trajnua ushtarakisht në kampet e trajnimit të al-Kaidës, si dhe luftoi kundër Shteteve të Bashkuara dhe forcave të koalicionit në Afganistan, si pjesë e një grupi të al-Kaidës me bazë në Pakistan.

Ai dyshohet gjithashtu të ketë udhëtuar për në Afrikë, me qëllim kryerjen e sulmeve ndaj objekteve diplomatike amerikane në Nigeri.
XS
SM
MD
LG