Lidhje

Debate mbi bisedimet Kosovë-Serbi


Në Kosovë, lëvizja Vetëvendosje paralajmëroi për veprimtari kundër kompromiseve në bisedimet me Serbinë, që sipas saj, do të çojnë në thellimin e ndarjes së brendshme të Kosovës. Zyrtarët thonë ndërkaq se marrëveshjet që mund të arrihen në bisedimet për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë do të jenë në kuadër të kushtetutës dhe ligjeve të Kosovës. Bisedimet do të vazhdojnë më dy prill dhe zyrtarët evropianë presin një marrëveshje për mënyrën e administrimit të veriut të Kosovës të banuar me shumicë serbe, që është edhe çështja kryesore në këto bisedime.

XS
SM
MD
LG