Lidhje

Filmi “E drejta për të dashuruar” trajton forcën e dashurisë për të tejkaluar paragjykimet

  • Mirela Milori

Një vajzë myslimane jo shqiptare që dashuron një djalë katolik shqiptar, është fabula e filmit “E drejta për të dashuruar”. Por sa qëndron ky konflikt në realitetin shqiptar?

Për aktorin kryesor të filmit Shpend Xani, konflikti i ndasisë fetare, është thjesht për të dhënë një mesazh universal për dashuritë që tejkalojnë paragjykimet:

Filmi ka një grup aktorësh ku spikasin emra të rinj e të mëdhenj të kinemasë si Luan Bexheti, Theodore Bouloukos, Amina Zhaman që është edhe skenariste e filmit, Praq Rado etj.

Mbas një shkëputje rikthehet në ekranin e kinemasë aktorja Pavlina Mani, puna me të cilën ka lënë mbresë te regjizori Paul Kurti dhe aktori Shpend Xani.

Fillesat e të formimit të tyre artistik si Paul Kurti dhe Shpend Xani e kanë respektivisht në Shqipëri e Kosovë. Mbas përfundimit të akademisë së filmit në New York, Paul Kurti ka realizuar disa filma me metrazh të shkurtër si “Restles Wanderer”, apo “Last Visit”.

Ndërsa Shpend Xani mbas diplomimit në Akademinë e Arteve të Bukura në Prishtinë, është diplomuar për aktrim edhe nga univeristeti i Millikinit në Ilinoi dhe ka interpretuar në filmat me metrazh të shkurtër si “Lena and me” apo “Love and the small print” i cili u pranua në kategorinë “Short Corner 2012” në festivalin e Kanës.

Trego komentet

XS
SM
MD
LG