Lidhje

Siri: Plagoset një komandat i lartë i rebelëve


Aktivistët sirianë thanë se një makinë bombë në Sirinë lindore plagosi një komandant të lartë të rebelëve i cili ishte i pari që dezertoi nga ushtria siriane.

Vëzhguesi sirian për të Drejtat e Njeriut tha se shpërthimi sot në qytetin Majadin plagosi komandantin Riad al-Asaad. Aktivistët thanë se ai është në gjendje të qëndrueshme në Turqi.

Assad dezertoi nga posti i lartë ushtarak në vitin 2011 dhe u bë drejtues i ushtrisë për larine e Sirisë.

Në Damascus, mortajat goditën sheshin Umajad, zona ku ndodhet selia ushtarake një hotel dhe ndërtesa e televizionit shtetëror.

Media shtetëtore tha se shpërthimi vrau një person dhe plagosi disa të tjerë, ndërsa agjencia Sana tha se u plagosën gjashtë persona.
XS
SM
MD
LG