Lidhje

SHBA - Një shtetas somalez pranon fajësinë për terrorizëm


Departamenti amerikan i Drejtësisë
Departamenti amerikan i Drejtësisë

Ahmed Warsame, shtetas somalez, e pranoi fajin për nëntë akuza dhe përballet me burgim të përjetshëm.

Departamenti amerikan i Drejtësisë shpalli akt-akuzën dhe pranimin e fajësisë të një udhëheqësi të lartë terrorist somalez i kapur në vitin 2011 për furnizimin me armë të dy grupeve të lidhura me al-Kaidën.

Ahmed Warsame, shtetas somalez, e pranoi fajin për 9 akuza dhe përballet me burgim të përjetshëm.

Prokurori amerikan Preet Bharara e quajti kapjen e tij dy vjet më parë dhe pranimin e fajit si një fitore të madhe për Shtetet e Bashkuara.

Warsame pranoi se kishte dhënë armë dhe mbështetje të tjera për ekstremistët islamikë al-Shabab dhe Al-Kaidën në Gadishullin Arabik, me bazë Jemen.
XS
SM
MD
LG