Lidhje

Qipro: Kushtet e paketës së shpëtimit, të vështira


Presidenti qipriot Nikos Anastasiades
Presidenti qipriot Nikos Anastasiades

Në një fjalim televiziv mbrëmë drejtuar vendit, presidenti qipriot tha se zgjedhja nuk ishte e lehtë.

Presidenti i Qipros Nikos Anastasiades thotë se kushtet e paketës së re të shpëtimit prej13 milirardë dollarësh janë "të dhimbshme", por atij i duhej të binte dakord me huadhënësit ndërkombëtarë për të shpëtuar vendin nga rrënimi ekonomik.

Në një fjalim televiziv mbrëmë drejtuar vendit, presidenti qipriot tha se zgjedhja nuk ishte e lehtë.

Ai tha se në bankat e Qipros do të vendosen kufizime ndaj kapitalit për të parandaluar depozituesit nga tërheqja masive e të hollave. Por ai shtoi se kufizimet do të jenë shumë të përkohshme.

Shumica e bankave duhet të riphapeshin të martë, por tani do të mbeten të mbyllura deri të enjten. Bankat në Qipro janë mbyllur për më shumë se një javë gjatë krizës dhe përmasat e e tërheqjes së depozitave nga konsumatorët në Automate kanë qenë të kufizuara.
XS
SM
MD
LG