Lidhje

SHBA - Gjykata e Lartë mbi Aktin e Martesës


Gjykata e Lartë, SHBA

Gjykata e Lartë, SHBA

Gjykata e Lartë amerikane dëgjoi më shumë se një orë argumentet për një ligj në Kaliforni që ndalon martesat mes të njëjtës gjini.

Gjykata e Lartë amerikane dëgjoi më shumë se një orë sot argumentet për një ligj në Kaliforni që ndalon martesat mes të njëjtës gjini – e para në dy çështjet që do të shqyrtohen këtë javë e që mund të hapin rrugën për pranimin e martesave të homoseksualëve në mbarë vendin.

Nëntë gjykatësit po shqyrtojnë në se Propozimi 8 i Kalifornisë shkel klauzolën për mbojtje të barabartë sipas Kushtetutës amerikane. Gjatë sesionit të sotëm, gjykatësi Anthony Kennedy, vota e të cilit është e paparashikueshme, ngriti shqetësime rreth mundësisë së hyrjes në një territor të pashkelur duke gjykuar ligjshmërinë e Propozimin 8 të Kalifornisë.

Gjykatësit do të marrin një vendim rreth këtij debate më vonë këtë vit.

Të mërkurën, gjykata e lartë do të shqyrtojë mbrojtjen federale të Aktit të Martesës, i cili përcakton martesën si akt vetëm midis një burri dhe një gruaje.
Mbështetësit dhe kundërshtarët e martesave të homoseksualëve janë mbledhur jashtë Gjykatës së Lartë për disa ditë, duke shpresuar për të zënë një vend në sallën e gjyqit.

Trego komentet

XS
SM
MD
LG