Lidhje

Sulme vetëvrasëse në Afganistan, 5 policë të vrarë


Soldiers from the Afghan National Army
Soldiers from the Afghan National Army

Disa militantë të tjerë u vranë në një betejë një-orësh me policinë

Zyrtarët afganë thonë se një grup sulmuesish vetëvrasës goditën një bazë të policisë në qytetin lindor Xhelalabad, duke vrarë të paktën pesë oficerë.

Policia thotë se një nga sulmuesit shpërtheu një makinë bombë të martën herët në hyrje të selisë së policisë. Të paktën dy të tjerë më pas shpërthyen veten në brendësi të objektit. Disa militantë të tjerë u vranë në një betejë një-orësh me policinë.

Talibanët menjëherë morrën përgjegjësinë për sulmin, i cili gjithashtu la të paktën katër të plagosën.
XS
SM
MD
LG