Lidhje

SHBA - Julia Pierson, e para grua në krye të Shërbimit Sekret


Julia Pierson
Julia Pierson

Presidenti Obama tha se zonja Pierson është jashtëzakonisht e kualifikuar për të drejtuar Shërbimin Sekret dhe ka pasur një karrierë shembullore 30 vjeçare me këtë agjenci.

Presidenti Barak Obama thotë se do të emërojë Julia Pierson si të parën grua në krye të Shërbimin Sekret të SHBA , agjenci që mbron presidentin dhe familjen e tij.

Presidenti Obama tha se zonja Pierson është jashtëzakonisht e kualifikuar për të drejtuar Shërbimin Sekret dhe ka pasur një karrierë shembullore 30 vjeçare me këtë agjenci.

Julia Pierson është aktualisht shefe e personelit të Shërbimit Sekret. Ajo e filloi karrierën e saj si oficere policie në Orlando, Florida. Emërimi i saj nuk ka nevojë për konfirmimin e Senatit.

Së bashku me mbrojtjen e Presidentit, detyrat e Shërbimit Sekret përfshijnë hetimin mbi falsifikimin e parave, mashtrimin me karta krediti dhe krime të tjera financiare.
XS
SM
MD
LG