Lidhje

Petreaeus kërkon falje publike


Ish-drejtori i Agjencisë Qendrore të Zbulimit, David Petreaeus, kërkoi falje publike për marrëdhënien jashtë-martesore që ai pati, e cila e detyroi atë të jepte dorëheqjen dhe që dëmtoi reputacionin e tij të lartë.

Ai kërkoi falje në fjalimin që mbajti në Los Anxhelos, para një grupi ushtarakësh veteranë dhe studentësh në Qendrën e Stërvitjes së Oficerëve. Ai tha se ishte plotësisht i ndërgjegjshëm që arsyeja e largimit të tij nga posti ishte pasojë e marrëdhënies jashtë-martesore që ai pati me biografen e tij, Paula Broadwell. Fjalimi që mbajti zoti Petreas ishte paraqitja e tij e parë në publik, që kur ai u largua nga posti i drejtorit të CIA-s nëntorin e kaluar.

Lidhja e tij u zbulua gjatë një hetimi të FBI-së, pas e-maileve kërcënuese që zonja Broadwell i kishte çuar një mikeshe të Petraeus dhe familjes së tij. Para marrjes së postit më të lartë të CIA-s, Petraeus, ishte gjeneral me 4 yje i ushtrisë amerikane, i nderuar për udhëheqjen me sukses të luftimeve të forcave amerikane në Irak.
XS
SM
MD
LG