Lidhje

Stella McCartney nderohet nga Mbretëresha


Stilistja britanike Stella McCartney u nderua nga mbretëresha e Anglisë për kontributin e saj në fushën e modës. Ceremonia u zhvillua në Buckingham Palace, ku stilistja e veshur me krijimin e saj, këtë herë një kostum blu, pranoi urdhërin e mbretërisë.

Viti që kaloi ishte tepër i ngarkuar prë stilisten e njohur, e cila veç të tjerash, ishte krijuesja e uniformës së ekipit britanik të Lojërave Olimpike, gjë që ajo e përshkoi si një “monent krenarie” për të.

Stella McCartney, ka ndjekur gjurmët e të atit, Sir Paul McCartney, i cili gjithashtu ka marrë Urdhërin e Mbretërisë si muzikant i shquar. Stella McCartney ka marrë edhe titullin “Stilistja e Vitit” në ceremoninë e çmimeve për modën në Britani.
XS
SM
MD
LG