Lidhje

Pistorius lejohet të udhëtojë jashtë vendit


Një gjykatës në Afrikën e Jugut mori vendimin që atleti Oscar Pistorius, i cili është akuzuar për vrasjen e së dashurës, të lejohet të udhëtojë jashtë vendit.

Gjykatësi Bert Bam tha sot se Pistoriusi mund ta largohet nga vendi për të marrë pjesë në garat sportive, përsa kohë që ai i jep një itinerar autoriteteve një javë para udhëtimit.

Ky vendim merret pasi avokatët e zotiti Pistorius i kundërshtuan kushtet e lirimit të tij me kusht në një seancë gjyqësore në Pretoria. Avokatët thanë se Pistoriusi, i njohur si “vrapuesi me proteza në formë tehu” , për shkak të këmbëve të tij artificiale, tani për tani nuk ka plane të udhëtojë jashtë vendit, por mund t’i duhet të vazhdojë garat për të fituar para.

Atleti olimpik ndeshet me akuzat për vrasje, pasi qëlloi me armë zjarri të dashurën e tij, Reeva Steenkamp, në shtëpinë e tij në Pretoria, më 14 shkurt. Pistoriusi tha se ai kishte menduar se Steenkamp ishte një vjedhës që i kishte hyrë në shtëpi.
XS
SM
MD
LG