Lidhje

Obama, thirrje për kontrollin e armëve


Presidenti amerikan Barak Obama tha sot se ky është shansi më i mirë për vendin në më shumë se 10 vjet për të ndërrmarë, sipas tij, “hapa të vetdijshëm sëbashku” për të kaluar ligjin që do të shpëtojë jetë që ndërpriten nga dhuna e armëve.

Zoti Obama i bëri këto komente sot në Shtëpinë e Bardhë, ndërsa pas tij ishin prindër të fëmijëve që janë vrarë nga armët e zjarrit.

Komentet e zotit Obama vijnë në jehonën e ngjarjes së ndodhur në një shkollë fillore në Newtown të shtetit Konektikat. Një 20 vjeçar i armatosur vrau nënën e tij në banesën e tyre në 14 dhjetor, e më pas shkoi në shkollën fillore të Sandy Hook ku vrau 20 fëmijë e 6 të rritur.

Zoti Obama tha sot se 90 përqind e amerikanëve mbështesin që të ketë një kontroll më të imtësishëm për të kaluarën e atyre që blejnë armë, për të mbajtur armët larg kriminelëve dhe njerëzve që janë të rrezikshëm për veten e tyre e për të tjerët.

Kongresi amerikan do të votojë për ligjen që synojnë pakësimin e dhunës nga armët e zjarrit në javët e ardhshme.
XS
SM
MD
LG