Lidhje

Ndihmë e SHBA për zgjedhjet në Shqipëri


Ndihmë e SHBA për zgjedhjet në Shqipëri
please wait

No media source currently available

0:00 0:03:43 0:00

Në Tiranë, ambasadori i Shteteve të Bashkuara Aleksandër Arvizu bëri sot thirrje që Shqipëria të mos shpërdorojë mundësinë për të zhvilluar zgjedhje të lira e të ndershme. Ai i bëri këto komente gjatë prezantimit të mbështetjes që Shtetet e Bashkuara kanë parashikuar për procesin zgjedhor. Me anë të një financimi prej 1 milion dollarësh do të ofrohet asistencë për Komisionin Qëndor të Zgjedhjeve, për vëzhguesit vendorë dhe shoqërinë civile për të nxitur angazhimin qytetar në procesin e zgjedhjeve. Ambasadori Arvizu tha se Shtetet e Bashkuara do të kenë delegacionin më të madh të mundshëm në misionin e vëzhguesve ndërkombëtarë.

XS
SM
MD
LG