Lidhje

Ekstremizmi i djathtë në Evropë

  • Henry Ridgwell

Britania ka paralajmëruar se ektremizmi i djathtë paraqet kërcënim për sigurinë në vend. Ky paralajmërim vjen ndërsa vëzhguesit flasin për një rritje të grupit “kundër xhihadit”, që janë duke rekrutuar anëtarë të rinj.

Thuajse dy vjet më parë, Anders Breivik kreu sulme vdekjeprurëse në Norvegji, duke hedhur në erë ndërtesa qeveritare, dhe më pas vrau 69 njerëz, shumica e tyre adoleshentë, në kampin veror të një ishulli.
Breivik thotë se ishte motivuar në veprimet e tij nga dëshira për ta shpëtuar Norvegjinë dhe Evropën nga pushtimi i islamikëve.

Pas sulmit, Britania i shtoi strategjisë kundër terrorit edhe ekstrenizmin e djathtë. Në një forum të kohëve të fundit kundër Ekstremizmit të Djathtë, Ministri Britanik për Krimet dhe Sigurinë, James Brokenshire, tha se një në 10 raste të ekstremizmit që janë trajtuar nga qeveria, lidhen me ekstremin e djathtë.
“Nuk është rastësi që një depo armësh që u zbulua kohët e fundit në Angli, ishte grumbulluar nga një shofer autobuzi i motivuar nga kjo ideologji.”

Hetimet treguan se Anders Breivik nuk ishte anëtar aktiv i një grupi të ekstremit të djathtë. Por ai kishte kontribuar në mënyrë të rregullt në forumet nacionaliste dhe islamofobike në internet.

Alexander Meleagrou-Hitchens është shefi i kërkimeve në Qendrën Ndërkombëtare të Studimit për Radikalizimin në Kolegjin Kings College të Londrës.
“Kur Brejvic kreu këtë sulm, ajo që pamë nga aktivistët kundër xhihadit ishte një përpjekje për ta justifikuar, apo ndoshta vendosjen brenda një konteksti të caktuar të sulmit, për të thënë se “megjithëse ne nuk e dënojmë këtë lloj sulmi që ka si objektiv civilët, ne besojmë se ato do të vazhdojnë të ndodhin, në se nuk na e vini veshin.”

Breivik njihej si një njeri që admironte Lidhjen Angleze të Mbrojtjes kundër Islamit, EDL. Ajo ka ndihmuar në krijimin e lidhjeve të ngjashme në mbarë Evropën. Gushtin e vitit të kaluar, aktivistë të ekstremit të djathtë në mbarë Evropën, u mblodhën në Suedi. Mes tyre ishte edhe themeluesi i EDL-së, që e quan veten Tommy Robinson.
“Kjo ka të bëjë me besimin tek e njëjta ideologji, ndarjen mes nesh të burimeve, bashkëpunimin për të zbuluar të vërtetën rreth islamit, brenda të themi 12 muajve të ardhshëm”.

Meleagrou-Hitchens thotë se lëvizja Xhihad është e ndryshme nga grupet ekstremiste të shekullit të 20-të, si psh Partia Kombëtare Britanike, që ka në fokusin e saj islamin.
“Kjo lëvizje, sigurisht që është një nga rrjedhojat e shumta të 11 shtatorit të vitit 2001. Megjithatë, ka edhe elemente të tjera që përfshihen këtu, mes tyre edhe imigracioni masiv në Evropë.

Qeveria britanike i cilëson radikalët e ekstremit të djathtë “grupe dhe individë që e fillojnë më vete veprimatrinë e tyre”.
“Kërcënimi nga ekstremizmi i djathtë nuk është aq i përhapur, apo sistematik si ai I Al Kaidës. Edhe përsa i përket operimtit të tyre, ka ndryshime të mëdha. Por ne vemë njëkohësisht, se në thelbin e vet, ky lloj ekstremizmi i drejtohet njerëzve me disa piak të dobëta, si ato që shfrytëzon edhe ekstremizmi i frymëzuar nga Al Kaida.”

Ministri britanik Brokenshire thotë se këto çështje përfshijnë të huajt dhe identitetin që janë duke u debatuar në mbarë Evropën, në një periudhë pasigurie ekonomike

Trego komentet

XS
SM
MD
LG