Lidhje

Bolt në Kopakabana


Personi më i shpjetë në botë, Usain Bolt, po shënon fillimin e stinës së re të garave në Rio de Janeiro, ku do të mbahen Lojërat Olimpike të 2016-ës.

Kampioni 6 herë i Olimpikeve nesër do të ndodhet përballë 3 sprinterave të nivelit botëror në një garë 150 metërshe me synim ekspozimin, mbi një pistë vrapimi të veçantë, të ndërtuar në plazhin e famshëm Copakabana.

Usain Bolt tha se e kishte provuar pistën, ajo i ishte dukur e mirë dhe se po e pret garën e nesërme me kënaqësi, me shpresën që të mos ketë erë, e cila mund t’i ngadalësojë vrapuesit.

Gara e nesërme mes vrapuesve më të shpjetë të botës i jep fund turneut të Usain Boltit në Rio de Janeiro, që është edhe një promovim prej tij i qytetit të ardhshëm olimpik.
XS
SM
MD
LG