Lidhje

Egjipt, urdhër arresti për satiristin


Një prokuror i shtetit në Egjipt ka lëshuar një urdhër për arrestimin e një satiristi popullor nën dyshimet se ai ka fyer islamin dhe presidentin Mohamed Morsi.

Urdhër arresti i lëshuar dje është pjesë e një vale veprimesh ligjore kundër Bassem Youssef-it, i cili në një program javor televiziv shumë popullor (Albernameg) bën shaka me figurat publike dhe median.

Youssef shkruante dje në Twitter se sot ai do të shkojë në zyrën e prokurorit publik. Ai bëri shaka duke thënë se autoritetet mund t’i japin atij një makinë policie që të mos lodhen për transportimin e tij.

Grupet opozitare pretendojnë se qeveria ka intensifikuar sulmet ndaj kundërshtarëve në Egjipt, duke vënë në rrezik sigurinë e lirisë së shprehjes në vend.
XS
SM
MD
LG