Lidhje

Korea e Veriut zotohet të vazhdojë të lëshojë satelitë


Udhëheqësi i Koresë së Veriut u zotua se do të vazhdojë të ndërtojë dhe lëshojë satelitë të avancuar dhe ai shtoi se programi bërthamor i vendit është një çështje e panegociueshme.

Agjencia zyrtare e lajmeve citoi sot udhëheqësin koreanoverior Kim Jong Un të ketë thënë se armët bërthmore nuk janë një mjet negocimi dhe se Pheniani nuk do të heqë kurrë dorë prej tyre, edhe për një ndihmë amerikane prej miliarda dollarësh. Zoti Un bëri thirrje për forcimin e ekonomisë dhe të arsenalit bërthamor të vendit. Ai shtoi se armët bëthamore duhen shtuar dhe fuqizuar, deri kur të realizohet çarmatosja bërthamore e botës.

Komentet e zotit Kim para Komitetit Qendror të Partisë, vijnë një ditë para seancës së Parlamentit më dhe në kushtet e shtimit të tensioneve me Korenë e Jugut dhe Shtetet e Bashkuara.

Në një zhvillim të ngjashëm, disa burime i thanë Zërit të Amerikës se një grup avionësh luftarakë amerikanë stealth 20 fluturuan sot nga baza ajrore Kadena në Japoni, për në bazën Osan, në jug të Seulit, për t’iu bashkuar manovrave të përbashkëta ushtarake amerikano-koreajugore.

Trego komentet

XS
SM
MD
LG