Lidhje

SHBA: King komenton kërcënimet e Koresë së Veriut


Një ligjvënës amerikan nuk po u kushton shumë rëndësi kërcënimeve të Koresë së Veriut për të sulmuar Shtetet e Bashkuara, por është i shqetësuar për agresivitetin e Fenianit ndaj vendeve të tjera të Azisë. Korrespondenti i Zërit të Amerikës, Majkëll Bouman, na informon nga Uashingtoni.

Kongresisti republikan Peter King është Kryetar i Komisionit të Dhomës së Përfaqësuesve për Sigurinë Kombëtare dhe anëtari Komisionit të Zbulimit. Në programin This Week të kanalit televiziv ABC, zoti King iu përgjegj pyetjes nëse kërcënimi i Koresë së Veriut për të ndërmarrë sulmeve kundër Shteteve të Bashkuara duhet marrë seriozisht.

“Ky nuk është një kërcënim bosh. Nuk do të isha aq i shqetësuar për kërcënimin e tyre për të goditur Shtetet e Bashuara tani për tani, apo edhe ndonjë teritor të Shteteve të Bashkuara. Unë mendoj se kërcënimi real është se në çfarë pozite po e vë veten Koreja e Veriut”.

Zoti King tha se udhëheqësi i Koresë së Veriut, Kim Jong Un, po sjell konflikt në Azi për qëllimet e tij të brendëshme politike dhe mund të mos i lërë vetes mundësi për të koregjuar imazhin e tij duke ulur tensionet.

“Shqetësimi im do të ishte se për të ruajtur reputacionin ai mund të ndërmarrë disa sulme në Korenë e Jugut. Ose në disa baza ushtarake në Oqeanin Paqësor”.

Kongresisti King shtoi se nuk shikon ndonjë dobi në bisesimet e drejtpërdreta të Shteteve të Bashkuara me Korenë e Veriut që ai tha se do të demoralizonin aleatët amerikanë.

Administrata Obama ka shtuar mbrojtjen nga raketat në Paqësor dhe për të demonstruar fuqinë e saj mbrojtëse ka vendosur avionë bombardues B-2 për të goditur me municion inert në një ishull stërvitjeve të aleatit të saj, Koresë së Jugut.
XS
SM
MD
LG