Lidhje

Shtohen tensionet mes dy Koreve


Presidentja e Koresë së Jugut bëri deklaratën e saj më të fortë deri tani në përshkallëzimin e luftës së fjalëve me Korenë e Veriut.

Në një takim me zyrtarët e ministrisë së mbrojtjes, presidentja Park Geun-hye është cituar të ketë urdhëruar një përgjigje të shpejtë dhe të fuqishme ndaj çdo provokimi me Korenë e Veriut, dhe pa marrë parasysh pasojat potike.

Javët e fundit, Korea e Veriut ka shtuar tensionet me kërcënimet e përsëritura për luftë kundër Jugut dhe Shteteve të Bashkuara në përgjigje të manovrave të përbashkëta ushtarake, si dhe pas rezolutës së Këshillit të Sigurimit për provën e saj të tretë bërthamore.

Nuk është e qartë sesi urdhëri I dhënë nga presidentja do të ndikojë ushtrinë amerikane, e cila nënshkroi një marrëveshje që iu jep trupave amerikane një rol të zgjeruar në mbrojtjen e Jugut nga provokimet e Koresë së Veriut.
XS
SM
MD
LG