Lidhje

Kolorado - Kërkohet dënim me vdekje për të akuzuarin për vrasje


James Holmes
James Holmes

Prokurorët në shtetin amerikan të Kolorados thonë se do të kërkojnë dënimin me vdekje për personin e akuzuar për vrasjen e 12 njerëzve dhe plagosjen e dhjetëra të tjerëve në një kinema vitin e kaluar.

Prokurorët në shtetin amerikan të Kolorados thonë se do të kërkojnë dënimin me vdekje për personin e akuzuar për vrasjen e 12 njerëzve dhe plagosjen e dhjetra të tjerëve gjatë hapjes zjarr me armë automatike në një kinema vitin e kaluar.

Njoftimi i prokurorisë në një seancë gjyqësore të hënën nxiti gjyqtarin të thotë se gjyqi i të akuzuarit James Holmes ka gjasa se do të zvarritet për vite me rradhë.

Prokurori George Brauchler tha se ai vendosi të kërkojë dënimin me vdekje kundër Holmsit, duke marrë parasysh dëshirat e viktimave dhe anëtarëve të familjeve të tyre.

Gjykatësi William Silvester u përgjigj duke shtyrë fillimin e gjykimit deri në shkurt të vitit të ardhshëm për t'i dhënë më shumë kohë palës mbrojtëse për t'u përgatitur.

Prokurorët refuzuan një ofertë të mbrojtjes javën e kaluar, sipas të cilës Holmes do të kishte pranuar fajësinë në shkëmbim për shmangien e dënimit me vdekje.
XS
SM
MD
LG