Lidhje

Birmani - 13 fëmijë të vdekur nga zjarri në një shkollë fetare myslimane


burma fire

burma fire

Gjatë hetimit paraprak policia gjeti se mbi-nxehja e një transformatori ishte përgjegjës për zjarrin, i cili vjen mes një vale sulmesh budiste - muslimane në Birmani.

Policia birmaneze thotë se një problem elektrik shkaktoi një zjarr ku vdiqën 13 fëmijë në një shkollë fetare myslimane në Rangun të martën herët.

Gjatë hetimit paraprak policia gjeti se mbi-nxehja e një transformatori ishte përgjegjës për zjarrin, i cili vjen mes një vale të sulmeve budiste - muslimane në Birmani. Policia thotë se aktiviteti kriminal nuk ishte përfshirë si shkaktar i zjarrit.

Policë të armatosur ishin vendosur në afërsi të objektit, të martën, ndërsa grupe myslimanësh të shqetësuar kërkonin hetim të mëtejshëm, duke vënë në dyshim versionin zyrtar të ngjarjes.

Zyrtari i policisë Thet Lwin u bëri thirrje mediave që të mos raportojnë se incidenti ka të bëjë me trazirat sektare.

Disa xhami dhe objekte të tjera në pronësi myslimane janë shkatërruar gjatë trazirave të fundit sektare, të cilat shpërthyen muajin e kaluar në qytetin qendror të Meikhtilas. Dhuna më vonë u përhap në disa qytete të tjera, duke shkaktuar vdekjen e të paktën 43 njerëzve.

Edhe pse dhuna nuk ka arritur në Rangoon, qyteti ka mbetur e tensionuar, me një prani të madhe policore.
XS
SM
MD
LG