Lidhje

SHBA akuzon Egjiptin për shtypjen e lirisë së fjalës


Viktoria Nuland
Viktoria Nuland

Zëdhënësja Nuland tha se Uashingtoni është i shqetësuar gjithashtu se qeveria e zotit Morsi vë padrejtësisht në shenjestër kritikët e saj për t'i proceduar.

Shtetet e Bashkuara akuzojnë Egjiptin për shtypjen e lirisë së fjalës, pas arrestimit nga qeveria egjiptiane të një satiristi politik për gjoja fyerje të presidentit islamist Mohamed Morsi dhe të fesë myslimane.

Zëdhënësja e Departamentit Amerikan të Shtetit, Viktoria Nuland, thotë se veprimi i policisë kundër humoristit Bassem Youssef, dhe urdhër-arrestet e lëshuara për disa veprimtarë të opozitës, janë dëshmi e një prirje shqetësuese të kufizimeve në rritje të lirisë së shprehjes.

Bassem Youssef u dorëzua në polici të dielën, një ditë pasi prokurori i përgjithshëm i Egjiptit lëshoi urdhër për arrestimin e tij. Ai u lirua më vonë gjatë ditës përkundrejt një dorëzanie prej 2 mijë e 200 dollarësh. Programi televiziv i humoristit popullor rregullisht vë në lojë presidentin Morsi dhe udhëheqës të tjerë egjiptianë.

Zëdhënësja Nuland tha se Uashingtoni është i shqetësuar gjithashtu se qeveria e zotit Morsi vë padrejtësisht në shenjestër kritikët e saj për t'i proceduar.
XS
SM
MD
LG