Lidhje

President Obama shpall nismën për eksplorimin e trurit


president obama

president obama

Duke folur në Shtëpinë e Bardhë, Presidenti Obama tha se ai do të propozojë 100 milionë dollarë për kërkime për të zgjidhur misterin e trurit.

Presidenti amerikan Barack Obama shpalli një nismë të kërkimit shkencor në fushën e trurit të njeriut. Presidenti Barack Obama e përshkroi trurin e njeriut si një nga zonat më të pa-eksploruara.

"Si njerëz, ne mund të identifikojmë galaktikat vite drite larg, mund të studiojmë grimcat më të vogla se sa një atom, por ne ende nuk kemi zgjidhur misterin e një materie që peshon jo më shumës 1 kilogram e gjysëm, truri, që ndodhet midis veshëve tanë."

Duke folur në Shtëpinë e Bardhë, Presidenti Obama tha se do të propozojë 100 milionë dollarë për kërkime për të zgjidhur misterin e trurit. Fondet do t'u jepen institucioneve kryesore kërkimore të vendit për bashkëpunim me kompanitë private dhe fondacionet bamirëse.

Projekti synon për të kuptuar se si ndërveprojnë miliarda neurone në trurin e njeriut që formojnë mendimet, kujtimet dhe lëvizjet tona. Nga rezultatet e kësaj nisme mund të përfitojnë miliarda njerëz në mbarë botën, tha presidenti Obama.

"Paramendoni nëse një person me sëmundje Parkinson, apo në kthetrat e epilepsisë, apo me lëndim pas traumatik të trurit. Po sikur kompjuterët të mund t’u përgjigjen mendimeve të tyre, apo sikur barrierat gjuhësore të zhduken?"

Në qëndër të kësaj nisme është krijimi i hartës së trurit. Presidenti thotë se programi është një investim i mençur për të ardhmen e Amerikës. Ai tha se çdo 1 dollar shpenzuar për hartimin e sekuencave të gjenomit njerëzor i ka dhënë ekonomisë 140 dollarë dhe ai pret që projekti mbi eksplorimin e trurit do të sjellë dobi të ngjashme në shëndet dhe ekonomi.
XS
SM
MD
LG