Lidhje

SHBA - Çështja e sigurisë në shkolla


SHBA,debati mbi të drejtën e amerikanëve për armëmbajtje

SHBA,debati mbi të drejtën e amerikanëve për armëmbajtje

Shoqata Kombëtare e Pushkëve (NRA) po u rekomandon shkollave ​​amerikane të zgjedhin dhe të stërvisin personelin e tyre për të mbajtur armë.

Shoqata Kombëtare e pushkëve po u rekomandon shkollave amerikane të zgjedhin dhe të stërvisin personelin e tyre për të mbajtur armë.

Ish ligjvënësi Asa Hutchinson kryesoi një grup pune të financuar nga Shoqata Kombëtare e pushkëve mbi mënyrat për t'i bërë shkollat të sigurta pas masakrës në dhjetor në një shkollë fillore në Konnektikat.

Rekomandimet, lëshuar të martën, përfshijnë 40 - 60 orët stërvitje me armë për të zgjedhur anëtarët e personelit të shkollave dhe një program mbi shëndetin mendor për nxënësit.

Mark Matteoli, prind i një prej fëmijëve të vrarë në Konektikat, i quan rekomandimet e Shoqata Kombëtare të Pushkëve një zgjidhje reale që do t'i bënte më të sigurt nxënësit në shkolla.

Por Federata e sindikatave të mësuesve thotë se një shkollë e armatosur nuk do të kishte ndalur masakrën në Konektikat dhe nuk do t'i mbajë fëmijët të sigurt.
XS
SM
MD
LG